Vendosni fjalën kyçe....

“Dhoma sekrete” e Mikelanxhelos në Firence do hapet për vizitorët


Një ish-bodrum qymyri ku artisti i madh i Rilindjes Michelangelo mendohet se është fshehur për t’i shpëtuar një pape të tërbuar do hapet për publikun më 15 nëntor, tha të martën një muze në Firence.

“Dhoma e fshehtë” e Michelangelo ndodhet brenda Muzeut të Kapelave Medici dhe përmban skica me qymyr të figurave njerëzore të cilat i janë atribuar artistit, i cili thuhet se është strehuar atje në vitin 1530.

Dhoma e vogël, 10 metra e gjatë, tre metra e gjerë dhe 2 metra e gjymë e lartë në majë të qemerit, u përdor për të ruajtur qymyrin në një pikë përpara se të rizbulohej gjatë punës së rinovimit në vitin 1975.

Paolo Dal Poggetto, drejtor i atëhershëm i Muzeut të Kapelave Medici, ia atribuoi Michelangelo-s shumë nga vizatimet e gjetura në mure, megjithëse të tjerët që atëherë e kanë kundërshtuar këtë.

Dal Poggetto besonte se artisti ishte strehuar në dhomë pasi u përplas me Papa Klementin VII.

Grupe të vogla me katër persona do mund të vizitojnë dhomën nga 15 nëntori për një maksimum prej 15 minutash. Biletat do kushtojnë 20 euro për person, mbi 10 eurot që paguhen për hyrjen në muzeun kryesor.