Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamëz, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

Një 18-vjeçar ka plagosur një 16-vjeçar në rrugën “OSBE”.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e 18-vjeçarit dhe po vijon punën për kapjen e tij, ndërsa 16-vjeçari është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.