Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në veri të Kosovës, Osmani: Dialogu me Serbinë do rimendohet


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur së fundmi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, e cila tha se dialogu me Serbinë do rimendohet. 

“Janë bërë 12 vite në dialog dhe është koha për reflektim, sepse qasja e marrë parasysh gjatë këtyre viteve e ka inkurajuar Vuçiçin që të përdorë dhunë dhe të kryejë akte agresioni në raport me Kosovën. Nuk duhet të sillemi sikur nuk ka ekzistuar 24 shtatori, duhet të ketë mësuar nga mësimer. I gjithë procesi i dialogut tani të rimendohet në kuadër të asaj që ka ndodhur më 24 shtator”, tha Osmani.