Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis paralajmëron: Do flas me Ramën për Belerin, shpresoj ta zgjidhim miqësisht


Kryeministri grek Mitsotakis tha pas pritjes nga Rama se do bisedojë me këtë të fundit për çështjen e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Mitsotakis theksoi për gazetarët se bëhet fjalë për një çështje tejet të rëndësishme për Greqinë.

“Do flas me Ramën dhe për çështjen Beleri, është një çështje e rëndësishme për ne. Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

Që prej arrestimit të Belerit, Athina zyrtare ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Tiranës për çështjen Beleri duke kërkuar lirimin e tij ose lejimin e betimit të tij nga burg.

Kryeministri Rama në të gjitha rastet është përgjigjur se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë dhe se Belerit i duhet të përballet me të njësoj si t gjithë qytetarët e tjerë.