Vendosni fjalën kyçe....

Abuzuan seksualisht me të miturën, arrestohet e ëma dhe i fejuari i saj


Një vajzë 10-vjeçare në San Antonio të Teksasit u abuzua seksualisht nga nëna e saj, e cila gjithashtu lejoi burra të tjerë të abuzonin seksualisht me të bijën. Rasti ka tronditur komunitetin e vogël të Live Oak.

Ngjarja filloi të zbërthehej më 1 gusht, kur policia iu përgjigj një telefonate nga një kompleks apartamentesh. Brenda një prej apartamenteve, policia gjeti një burrë 40-vjeçar, i kërkuar për krime seksuale ndaj të miturve dhe pornografi fëmijërore, vetëm me vajzën 10-vjeçare. Jarrod Kirkus dëshmoi se ai kontaktoi nënën e vajzës në Snapchat dhe ata ranë dakord që ta lejonin atë të ngacmonte vajzën e saj.

Oficerët më pas arrestuan nënën, 37-vjeçaren Elizabeth Spaeth, e cila pranoi se kishte organizuar takimin mes vajzës së saj dhe sulmuesit. Gjithashtu, teksa ishte në paraburgim, 37-vjeçarja ka rrëfyer se ka pasur raport intim “shumë herë” me vajzën e saj.

Në zhvillimin e fundit, në këtë rast u arrestua edhe i fejuari i Spaeth, Garrett Andrew Bailey, 35 vjeç, të mërkurën, i cili rrëfeu se kishte marrë pjesë me nënën në abuzimin e vajzës,në fakt, 35-vjeçarja filloi të përdhunonte të bijën dy vjet më parë kur fëmija ishte vetëm 8 vjeç.

Nëna dhe i fejuari i saj akuzohen për sulme të rënda seksuale dhe sulm ndaj një fëmije, një krim i shkallës së parë dhe akuza të tjera penale. Që nga dita e arrestimit të 37-vjeçarit, vajza 10-vjeçare dhe një fëmijë tjetër janë larguar nga shtëpia e tyre.