Vendosni fjalën kyçe....

Makina në flakë – Polici tenton të fikë zjarrin, por i mbaron bombola me ujë dhe largohet (VIDEO)


Ditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë.

Forcat e rendit kanë tentuar ta fikin zjarrin me bombolat zjarrfikëse të dorës, mirëpo nuk ia kanë dalë dot dhe e kanë lënë makinën të digjet.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga LSA, pasi efektivit të policisë i ka mbaruar bombola me ujë ai është larguar duke e lënë makinën të digjej.

Pas tentativës së dështuar të efektivëve të policisë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset mirëpo makina ishte djegur në pjesën më të madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *