Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite thotë se ka rimarrë kontrollin e të gjitha zonave përreth Gazës


Nuk ka luftime mes trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe Hamasit brenda Izraelit, dhe forcat e armatosura ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Rripit të Gazës, u tha gazetarëve të hënën në mëngjes zëdhënësi i IDF-së, Admiral Daniel Hagari.

Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm me mijëra raketa dhe dërgoi luftëtarë përtej kufirit në një inkursion, të cilin Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë e vitit 1948.

Deri tani mbi 700 izraelitë raportohet të kenë humbur jetën nga sulmet e Hamasit ndërsa mbi 430 palestinezë nga sulmet hakarrëse të ushtrisë izraelite.