Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i kthehet Bashës: Ke marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë


Gjithashtu Bardhi akuzoi Bashën se ka marrë kate në kullat e Tiranës. Ai u shpreh se parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

“Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu. Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD”, u shpreh Bardhi.