Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohen nga ariu, humbin jetën 2 persona në parkun kanadez


Dy persona u gjetën të vdekur nga një sulm nga ariu në Parkun Kombëtar Banff të Albertës, në Kanada, thanë autoritetet. ‘Parks Canada’ në një deklaratë të shtunën mbrëma tha se kishte marrë një alarm të premten vonë nga një pajisje GPS që tregonte një sulm nga ariu brenda Parkut Kombëtar Banff, në luginën e lumit Red Deer.

Kushtet e motit në atë kohë nuk lejuan përdorimin e helikopterit, duke bërë që ekipi i reagimit të udhëtonte me rrugë tokësore gjatë natës për në vendndodhje, tha ai.

Ekipi mbërriti në vendngjarje gjatë natës ku zbuluan dy individë të vdekur. Ekipi më vonë eutanizoi ariun pasi ai shfaqi sjellje agresive, tha agjencia.

Parku Kombëtar Banff, i cili tërheq më shumë se katër milionë turistë çdo vit, është shtëpia e arinjve të përhimë dhe atyre të zinj.