Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman i PE: Rënia e marrëdhënieve Paris-Berlin po ngadalëson vendimet kyçe të BE-së


 

 

Marrëdhëniet e këqia midis Francës dhe Gjermanisë po ngadalësojnë vendimet kyçe në BE duke përfshirë marrëveshjet mbi mbrojtjen në Ukrainë dhe tregtinë, pretendon një deputet gjerman me ndikim. 

David McAllister, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit evropian dhe një figurë kyçe në partinë Kristiandemokrate të opozitës, thotë se është i shqetësuar se mungesa e kontaktit mes kancelarit, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, po shkakton vonesa në vendimet kyçe mbi tanket luftarake dhe avionët luftarakë dhe një marrëveshje të ardhshme tregtare me Amerikën Latine, raporton The Guardian

“Për momentin po shohim një mungesë të jashtëzakonshme të koordinimit të brendshëm midis Parisit dhe Berlinit. Dhe kjo nuk është e mirë,” tha MekAllister.

Ai tha se marrëdhënia franko-gjermane, e konsideruar prej kohësh forca lëvizëse e BE-së, nuk ishte “gjithçka në Evropë” por se pa bashkëpunimin mes dy vendeve “gjërat nuk funksionojnë”.  

“Në fund, Parisi dhe Berlini duhet të bien dakord për të zbutur gjërat … Dhe këtu kritikoj qeverinë gjermane. Nuk mendoj se kemi parë kaq pak bashkëpunim midis Parisit dhe Berlinit siç po dëshmojmë për momentin,” shtoi ai.  

Paraardhësja e Scholz,  kancelarja, Angela Merkel, krijoi një marrëdhënie të ngushtë gjatë 16 viteve me katër presidentë francezë, përfshirë Macron, duke fituar njohjen e saj si udhëheqësja de fakto e BE-së. Ekspertët janë dakord se bllokut i mungon tani ajo marrëdhënie e fortë pune.

Një nga “shembujt më të shquar”, tha McAllister, ishte lufta për të marrë vendime për tankun e betejës evropiane të gjeneratës së ardhshme, një pjesë integrale e sistemit kryesor luftarak në Ukrainë ose ndonjë zonë tjetër të ardhshme lufte. 

Muajin e kaluar Parisi dhe Berlini premtuan të bëjnë përparim deri në fund të vitit pas një takimi midis ministrit francez të forcave të armatosura, Sébastien Lecornu dhe homologut të tij gjerman Boris Pistorius, por disa mendojnë se duhet më shumë vrull politik për të përshpejtuar vendimet.  

Partia e qendrës së djathtë e McAllister, e cila u drejtua nga Merkel, ka kaluar dy vitet e fundit në kundërshtim me koalicionin e udhëhequr nga Social Demokratët e qendrës së majtë të Scholz, të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë neoliberalë. 

“Kushdo që ka ndjekur marrëdhëniet gjermano-franceze gjatë dekadave të fundit do të pranojë se ka gjithmonë hiccups dhe shembulli më i shquar është se edhe një herë ne nuk po ecim përpara në zhvillimin e tankut evropian të betejës,” tha McAllister në një intervistë të kryer përpara se ministrat e mbrojtjes të takoheshin.

Por ai tha se ky ishte vetëm një shembull i dobësisë në marrëdhënie. “Ne nuk shohim ndonjë lloj përparimi në avionin tjetër, avionin e ardhshëm,” shtoi ai. Nuk ka as përparim në një marrëveshje tregtare me bllokun Mercosur të vendeve të Amerikës Latine, tha ai.  McAllister përmendi në një fjalim në gusht në Pragë të mbajtur nga udhëheqësi gjerman si një pasqyrim i mungesës së lidhjes në zemër të Evropës.

“A mund ta imagjinoni, ai foli për 45 minuta mbi të ardhmen e Evropës, veçanërisht mbrojtjen dhe sigurinë dhe ai nuk e përmend Francën?”

“Dua të them, me kë do të organizoni mbrojtjen dhe sigurinë tuaj evropiane nëse jo me Francën? Franca është forca kryesore ushtarake në Evropë dhe britanikët na lanë,” tha MekAllister.Gjithashtu reagime vijnë edhe nga Parisi nga Georgina Rajt, drejtoreshë e programit të Evropës në Institut Montaigne thinktank në Paris.

” Edhe unë mendoj se marrëdhëniet janë të tendosura. Po, ka çështje kyçe që ata duhet t’i kapërcejnë, bazuar në mosmarrëveshjet dhe qasjen aktuale të politikës”. Por nuk duhet ta ekzagjerojmë shumë. Ne jemi në një periudhë mosbesimi … Por situata nuk është e njëjtë mes asaj që ndodhi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në 2017 dhe 2018 sa i përket armiqësisë.” u shpreh Rajt.

“Në të njëjtën kohë, ju duhet të mbani mend se marrëdhënia franko-gjermane është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia Francë-MB,” tha ajo.

“Mendoj se në Paris ka një pikëpamje se Gjermania thjesht kalon shumë kohë duke folur me veten. Pra, ju keni një koalicion që është formuar”. “Të tre partitë që janë shumë të ndryshme dhe thjesht po kalojnë kaq shumë kohë duke rënë dakord për një politikë të re në shtëpi saqë deri në momentin që ajo arrin në Bruksel, nuk kanë pasur kohë ta diskutojnë atë me askund tjetër”, vijoi më tej ajo. 

“Dhe në fakt, kjo është diçka që e kam dëgjuar jo vetëm nga Franca, por edhe nga vende të tjera anëtare,” shtoi Wright. Ne nuk duhet ta humbim nga sytë këtë faktin se ndërsa kanë mosmarrëveshje themelore, dhe qasje të ndryshme, këto dy qeveri flasin jo vetëm disa herë në javë, por në të gjitha ministritë dhe të gjitha nivelet,” shtoi Wright.