Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Pishë Poro të Fierit, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dërgon avion për ndërhyrje nga ajri


 

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Pishë Poro të Fierit.

Sipas ministrisë, Greqia ka dërguar në vendin tonë një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri.

“Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shprehet ministri Niko Peleshi.