Vendosni fjalën kyçe....

Të përndjekurit politikë/ Basha: Edhe sot përballen me ata që i persekutuan! Përfaqësimi në programin e PD-së, garant për zërin e tyre


Kryetari i PD, Lulzim Basha,  e konsideroi si domosdoshmëri pastërtinë e figurës së zyrtarëve, në mënyrë që të përndjekurit e regjimit komunist mos të jenë më siç janë sot përballë me persekutorët e tyre.

Gjatë një vizite në familjen Ndue Kolziu, i përndjekur politik i regjimit komunist, Basha shkruan se ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën.

Basha thotë se Në PD, përfaqësimi politik i të përndjekurve në programin dhe ekipin e saj do të jetë garanci që zëri i tyre të dëgjohet.

“I nderuar të vizitoja familjen e  Ndue Kolziu, i përndjekur  politik i regjimit komunist. Pavarësisht vuajtjeve dhe torturave kjo familje kurrë nuk iu dorëzuan regjimit. Vuajtjet e kanë bërë të forte e forca e tij është frymëzuese, por shoqëria edhe   pse kanë kaluar 33 vite nga rënia e regjimit komunist u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën.

Që historia e gjenocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Në PD, përfaqësimi politik i të përndjekurve në programin dhe ekipin e saj do të jetë garanci që zëri i tyre të dëgjohet dhe sakrifica e tyre të shpërblehet, duke ndërtuar një vend demokratik dhe të zhvilluar për çdo shqiptar”, tha Basha.