Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë pylli me pisha në Fier, flakët favorizohen nga era


Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit,  vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë.

Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse tre të Fierit, një nga Rroskoveci, Vlora, Divjaka, Lushnja, një e kompanisë “Alpetrol” si dhe dy autobote uji.

Sipas prefektit Lefter Shehaj i cili ndodhet pranë vatrës së zjarrit për të monitoruar nga afër situatën pohon se pritet ndërhyrje nga ajri pasi terreni i vështirë dhe zjarri në kurorën e pishave e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.