Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi propozon ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, zbardh emrat e anëtarëve të opozitës


Pas mbledhjes me deputetët që u mbajt në Kukës, Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.

Bardhi tha se është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama.

“Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashëkryetar është caktuar Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR.

Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.