Vendosni fjalën kyçe....

Tragjike, nisen drejt Libisë për ndihmë pas përmbytjeve, 8 të vdekur pas përplasjes së autobusit me ushtarë grekë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Libi ku kanë humbur jetën tre ushtarë dhe dy përkthyes grekë, pas një përplasje me një kamion. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe tre anëtarë të një familje libiane.

Një ekip me 19 ushtarë grekë kishte  shkuar në Libi për t’u ardhur në ndihmë banorëve pas përmbytjeve masive, por gjatë udhëtimit është përplasur me një makinë me të cilin po udhëtonte një familje vendase.

Autoritetet greke bënë me dije se autobusi autobusi i ekipit grek u përplas me një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur edhe 15 ushtarë të tjerë, 8 prej tyre në gjendje të rëndë. Gjithashtu mbetën të plagosur rëndë edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me makinën me të cilën u përplas autobusi i ekipit grek.

Othman Abdeljalil, ministër i shëndetësisë në administratën që drejton lindjen e vendit, tha në një konferencë për shtyp se ekipi kishte qenë duke udhëtuar nga qyteti lindor i Bengazit kur ndodhi përplasja. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.