Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Kilin


Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Kilin verior të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Tërmeti ra në orën 20:48 me orën lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Coquimbo, Kili.

Lëkundjet ndodhën në një thellësi prej 41 kilometrash. Autoritetet tërhoqën një urdhër evakuimi paralajmërues dhe nuk janë raportuar viktima apo dëmtime strukturore, sipas shërbimeve të urgjencës të Kilit.

Kili ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën. Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 ballë dhe cunami i mëvonshëm vrau më shumë se 500 njerëz.