Vendosni fjalën kyçe....

Qindra banorë të Krujës protestë pas helmimit masiv: Kryebashkiaku e ka mendjen te hashashi, të zgjidhet puna e ujit


Qindra qytetarë të Krujës kanë zhvilluar sot një protestë lidhur me helmimin masiv që ndodhi në qytet pak ditë më parë. Ata kanë akuzuar kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi, se nuk shkon në punë po rend pas parcelave të hashashit.

Po kështu banorët kanë denoncuar edhe policinë që sipas tyre shkon pas kryebashkiakut në parcelat me kanabis. B

anorët i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të gjejë zgjidhje për furnizimin me ujë e të çojë para drejtësisë përgjegjësit për helmimin, në të kundërt do nisin protestat masive.

“I gjithë populli i Krujës e di shumë mirë se janë tuba nafte dhe janë marrë në Ballsh. Shteti të marrë masa, ta verifikojnë. Janë tuba nafte të marrë lirë. Uji na ka ardhur ngjyrë kaf. Tubat e vjetër i kanë lidhur me tubat e përdorur. Janë tuba të marra edhe në Bulqizë, te miniera e kromit. Po protestojmë për të drejtat tona, po na shkelin me këmbë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kur na erdhi uji nga ujësjellësi i ri ishte i ndotur. Jemi të shqetësuar për veten, për familjarët. Tani na vjen ujë me gëlqere, i papërdorshëm. Ali Baba me 40 hajdutë, mblodhi hajdutët e vegjël, se hajdutët e vegjël e bëjnë zullumin më të madh, vjedhin më shumë. Kryetari i Bashkisë ka dy vite që nuk vjen këtu se shkon të ruajë arat e hashashit. Edhe policia pas tyre. I keni parë vetë. Puna është që Edi Rama nëse do të zërë mend, të na sjellë ujë ose të ikë, të dorëzojë qeverië. Në mos iktë me qejf, ka mpër të ikur me zor, por ka për t’i ushtuar më shumë se sa të ikë vetë. Ose të vejë dy fije mend, por ai s’ka patur n donjëherë mend. Ne duam ujë, ose kemi për të plasur protestat dhe s’ke për t’i dhënë dum nga ke për të shkuar. Poshtë qeveria, poshtë Edi Rama.” – thanë banorët e Krujës gjatë protestës.

*Video Credit: Shqiptarja e Syri