Vendosni fjalën kyçe....

A ka rrezik përdorimi nga qeveritë i softuerit për njohjen e fytyrës?


Shefi i “Microsoft”-it kundërshtoi fuqishëm thirrjet për të ndaluar shitjen e teknologjisë së njohjes së fytyrës për qeveritë, duke thënë se do të ishte “mizore” t’i privonte agjensitë shtetërore nga aftësia për të monitoruar çdo lëvizje të publikut – pavarësisht rrezikut për keqpërdorimin e tij.

Më shumë se 85 grupe të të drejtave të njeriut i shkruan në janar “Microsoft”-it, “Amazon”-it dhe “Google” duke u bërë thirrje atyre të ndalojnë shitjen e softuerit për njohjen e fytyrës për agjencitë qeveritare lidhur me frikën e mbikëqyrjes së shtetit dhe kërcënimit potencial për aktivistët, emigrantët dhe të tjerët.

Sidoqoftë, presidenti i “Microsoft”-it, Brad Smith i tha “Bussines Insider” se një veprim i tillë do të ishte “mizor në efektin e tij humanitar”.

“Unë nuk e kuptoj argumentin se kompanitë duhet të shmangin të gjitha licencimet ndaj çdo agjencie qeveritare për çfarëdo qëllimi,” tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar.

“Një ndalim gjithëpërfshirës për të gjitha përdorimet e qeverisë shkon shumë larg”, shtoi presidenti i gjigantit softuer.

Ndërsa Smith vazhdoi të citonte shembullin e njohjes së fytyrës që është duke u përdorur në kërkimet për të diagnostikuar sindromën e rrallë “DiGeorge”, ai gjithashtu i referohej asaj që po përdoretr për të gjetur fëmijët e humbur në Indi.

Fatkeqësisht për Smithin, ky pretendim i fundit në të vërtetë është kundërshtuar nga Gjykata e Lartë e Delhit, e cila javën e kaluar e hodhi poshtë sistemin, sepse nuk kishte “asnjë rezultat” ose “ndihmoi në humbjen e rasteve të fëmijëve të zhdukur”.

Mbrojtësit e privatësisë dhe grupet e lirive civile kanë frikë se softueri për njohjen e fytyrës do të përdoret për të monitoruar ose ndjekur njerëzit dhe janë të shqetësuar se mund të identifikojë gabimisht dikë si të dyshuar, për të mos përmendur që ajo ka treguar se shfaq paragjykime racore.

Aktivistët që u bëjnë thirrje kompanive të teknologjisë të mos i shesin programet qeverive theksojnë se metoda e e përdorur zakonisht e favorizuar nga gjigantët e teknologjisë, thjesht nuk funksionon.

“Ne jemi në një udhëkryq për sa i përket mbikëqyrjes së fytyrave dhe zgjedhjet e bëra nga këto kompani tani do të përcaktojnë nëse brezat e ardhshëm do të duhet të kenë frikë se do të gjurmohen nga qeveria kur marrin pjesë në një protestë, duke shkuar në vendin e tyre të adhurimit ose thjesht duke jetuar jetën e tyre.” – paralajmëroi Nicole Ozer, i ACLU.

Duke pasur parasysh komentet e tij të fundit, Smith ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me softuerin e njohjes së fytyrës në të kaluarën, në lidhje me diskriminimin, privatësinë dhe të drejtat e njeriut.

Ndoshta pozicioni i tij në Microsoft e lë të verbër në këtë drejtim, pasi kompania është gjetur se shkel privatësinë dhe është fajtore për vëzhgimin.

“Windows 10” u kritikua për dërgimin e të dhënave te Microsoft dhe për mungesën e mundësive të zgjedhjes së përdoruesve dhe “Microsoft” ishte ekspozuar kohët e fundit duke bërë mbledhjen e të dhënave “të rëndësishme dhe të fshehta” nga përdoruesit e saj të paketës “Office” dhe ruajtjen e informacionit të tyre në SHBA, një shkelje e garancive private të BE-së për GDPR.

Në vitin 2014, ajo u vu nën “zjarr” kur u zbulua se lexoi disa email-e në “Hotmail” të një gazetari për të përcaktuar burimin që kishte rrjedhur rreth të kodit të “Windows 8”.

Ndërsa kompanitë e teknologjisë mund të shesin softuere për njohjen e fytyrës për qeveritë për arsye të dukshme, teknologjia, ashtu si vetë kompanitë, mund të evoluojë dhe të ndryshojë në diçka tjetër nga ajo që ishte menduar fillimisht.

Vetë Smith tha se më së miri në një postim në dhjetor: “Xhindi i njohjes së fytyrës po del nga shishja. Nëse nuk veprojmë shpejt, rrezikojmë të zgjohemi nga gjumi pas pesë vjetësh për të zbuluar se shërbimet e njohjes së fytyrës janë përhapur në mënyra që rrezikojnë çështjet shoqërore. Deri në atë kohë, këto sfida do të jenë shumë më të vështira për t’u kontrolluar sërish.” /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *