Vendosni fjalën kyçe....

Basha u kërkon ndjesë demokratëve: Duart e pista të politikës të vjetër nuk fshihen dot pas baltës ndaj nesh


Lulzim Basha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së më një ndjesë për demokratët.

Kryedemokrati tha se u morën më shumë me veten dhe jo me hallet e shqiptarëve.

“Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje. Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve.  Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot:- tha Basha.

Sipas Bashës duart e pista të politikës së vjetër nuk fshihen pas baltës që hedhin ndaj PD-së.

“Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bëme kurrë njësh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurrë gjuhen e shpifjeve dhe linçimit publik. Shume here na e kane konsideruar ketë si dobësi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratet dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinar edhe as revolucione që nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas akteve të papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat që kanë në themel korrupsionin dhe baltën e hedhur ndaj nesh”- tha Basha.