Vendosni fjalën kyçe....

Pas 12 orësh, vihet nën kontroll zjarri te fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit


Zjarrfikësit e Elbasanit, Tiranës, Fierit, Durrësit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit e Belshit si edhe forcat e ushtrisë kanë mundur të vënë nën kontroll pas rreth 12 orësh luftë me flakët në fushën e grumbullimit të mbeturinave pranë inceneratorit të Elbasanit.

Në operacion morën pjesë rreth 70 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 15 mjete. Zjarri nisi ditën e djeshme ndërsa shkaqet e rënies së tij nuk dihen ende.