Vendosni fjalën kyçe....

“Putin, apostulli i fundit i shpagimit” – Biden, Blinken e shefi i CIA-s shprehën shqetësimin për sigurinë e Prigozhin


Zyrtarët e lartë të administratës Biden kanë paralajmëruar vazhdimisht dhe publikisht se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mund të vritet nga Kremlini, pasi ai udhëhoqi një rebelim të armatosur kundër Rusisë në fillim të këtij viti, shkruan CNN.

“Po të isha në vend të tij, do të kisha kujdes se çfarë do haja. Unë do i mbaja sytë te menuja dhe pjata.” – tha presidenti i SHBA-së Biden në korrik.

Drejtori i CIA-s Bill Burns dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken i bënë asokohe jehonë parandjenjës së presidentit Biden, me Burns që vuri në dukje se Putini ka një histori të gjatë ‘hakmarrjeje’.

“Në përvojën time, Putini është apostulli i fundit i shpagimit. Kështu që do të habitesha nëse Prigozhin do t’i shpëtonte ndëshkimit të mëtejshëm për këtë. Pra, në këtë kuptim, presidenti ka të drejtë. Nëse do të isha Prigozhin, do bëja shumë kujdes”, tha Burns më vonë në korrik.

“Po të isha Prigozhin, do të isha shumë i shqetësuar. NATO ka një politikë të dyerve të hapura; Rusia ka një politikë të dritareve të hapura”, tha gjithashtu Blinken në korrik.

Departamenti i Shtetit dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi raportet e mediave shtetërore ruse për rrëzimin e avionit.