Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e Kukësit/ Meta: Do të mbështesim kandidatin që do të përzgjedhë PD-ja me aleatët


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet për qëndrimin e PL-së për zgjedhjet e 24 shtatorit në bashkinë e Kukësit.

Meta tha se qëllimi është për t’i shërbyer një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar, prandaj shprehu mbështetje të padiskutueshme për kandidatitn që do të përzgjedhë PD-ja e Berishës së bashku me aleatët e saj.

Meta: Do të mbështesim kandidatin që do të përzgjedhë PD-ja dhe të gjithë aleatët e saj. Kjo është e padiskutueshme. Nuk kemi asnjë pretendim për asnjë kandidat nga PL për bashkinë e Kukësit dhe nuk kemi pasur as më përpara. Qëllimi ynë i qartë për t’i shërbyer një kohezioni sa më të suksesshëm opozitar përballë një sistemi. Ne do mbështesim çdo kandidat që mbështet PD dhe pa asnjë diskutim dhe me bindje të plotë, për më tepër që është mundësia që Kukësi të vendosë dinjitetit e ti jetë cenuar nga manipulimi në zgjedhjet e 14 majit.