Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Fierzës bllokojnë rrugën, protestë kundër guroreve e fabrikës së bitumit: Shkatërrojnë turizmin


Banorët e Fierzës po zhvillojnë sot një tjetër protestë kundër guroreve në zonë e kundër ndërtimit një një fabrike bitumi.

Kjo është protesta e disatë e banorëve të cilët kanë bllokuar rrugën Fierzë-Sheshi i Trageteve-Bajram Curri.

Protestuesit theksojnë se guroret e fabrika e bitumit shkatërrojnë turizmin, ndotin ujin e ajrin e vështirësojnë jetesën e tyre.

Banorët kanë pohuar se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucion ndërsa thonë se nuk do ndalen.