Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë thirrje për të protestuar kundër ndërtimit të kullës: ‘Larg duart nga parku’


 

Lëvizja Bashkë ka vendosur të organizojë një protestë kundër ndërtimit të kullës ‘Mali i Tiranës’ e cila do të ngrihet mbrapa TOB.

Me sloganin ‘Larg duart nga parku’, Lëvizja Bashkë i bën thirrje çdo qytetari që t’i bashkohet protestës që do të mbahet sot në orën 18:30.

Në postimin e saj, Lëvizja Bashkë shkruan se në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.

Statusi:

LARG DUART NGA PARKU!

Mbrojtja e parkut pas Teatrit të Operës dhe Baletit ka nevojë për angazhimin e çdo qytetari të ndershëm në një zinxhir protestash.

Në Tiranën e sotme, të mbytur nga ndërtimet pa kritere urbanistike, zhdukja e një parku është një humbje e madhe për jetën e qytetit dhe shëndetin e qytetarëve.

Ne mund dhe duhet ta zmbrapsim këtë logjikë çnjerëzore.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Tiranës që sërish nesër (e martë) në orën 18:30 të ngremë zërin në vendin e krimit.

Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se pushtetarët e korruptuar!