Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësohen 15 mijë e 395 rrënjë kanabis në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë


Policia njofton se në sajë të operacionit ‘Alpe të pastra’ ka mundur të asgjesojë 15 mijë e 395 rrënjë kanabisi në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe dhe në Pukë.

Policia thotë se për zhvillimin e këtij operacioni janë angazhuar 1500 policë me 330 makinë, 2 skafe dhe 5 dronë.

Njoftimi:

Një operacion i koduar ‘Alpe të Pastra’ ka bërë të mundur asgjësimin e 15 mijë e 395 rrënjë kanabisi në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësinë e Madhe dhe në Pukë.

Në këtë operacion janë angazhuar 1500 policë me 330 makinë, 2 skafe dhe 5 dronë.

Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë. 

Rreth 13867 bimë u asgjësuan në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, në Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Në Vaun e Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, në Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.