Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret në vend, Rama reagon sërish: Prokurorët dhe gjyqtarët të zbatojnë ligjin


Kryeministri Edi Rama pas reagimit të ditës së djeshme ku u tregua i ashpër me organet e drejtësidë në vend të disa rretheve, ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Rama ka bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë një tjetër zjarrëvënës, teksa bën me dije se ligji parashikon 15 vite burg për këtë vepër penale. Saka ai apelon për zbatimin e ligjit nga prokurorët dhe gjyqtarët.

 

Postimi i plotë:

Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh👊

Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm