Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me strukturat drejtuese në Elbasan: 2 shatori çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike


Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Elbasan ditën e sotem tha se Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike.

Basha thotë se demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore.

Ai vijon se korrupsioni që ka kapur shtetin, siç është e incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet për pastrimin e politikës përmes vetting-ut.

 

Reagimi i plotë i Bashës:

Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.

Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.