Vendosni fjalën kyçe....

Kultivonin kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet kryeplaku i fshatit Palaj dhe një 55-vjeçar


Kryeplaku i fshatit në Palaj në Vaun e Dejës është vënë në pranga së bashku me një 55-vjeçar për kultivim kanabisi.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka asgjesuar 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në këtë fshat.

 

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen 203 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Palaj.

Vihen në pranga kryetar i fshatit Palaj dhe një shtetas tjetër që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Palaj”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.  

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit: P. M., 55 vjeç, kryetar i fshatit Palaj dhe N. K., 36 vjeç.    

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme