Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai godet me thikë vëllanë në Pogradec, pas sherrit për pronën


Një 44 vjeçar është në kërkim pasi akuzohet se goditi me thikë vëllanë e tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 27 korrikut në fshatin Tushemisht të Pogradecit.

Policia e Korçës informoi se në banesë  Denis Harizit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij shtetasin A. H.,50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes Denis Harizi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga burime bëhet e ditur se grindja mes dy vëllezërve ka ardhur si pasojë e pronave. Gjithashtu të njëjtat burime brenda policisë konfirmojnë se 50 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.