Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër


Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Patos dhe i ka marrë jetën një 40-vjeçari i cili ishte pasagjer në motomjetin që drejtohet nga shtetasi B.B 43-vjeç.

Drejtuesi i motomjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.