Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 13-vjeçar brenda automjetit në garazhin e banesës në Babrru, dyshohet se është asfiksuar


 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 13-vjeç është gjetur i pajetë. Sipas policisë, fëmija është gjetur brenda automjetit në garazhin e banesës së tij në Babrru pa shenja jete.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa paraprakisht policia thotë se dyshohet se 13-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhu rrethanat e plota të saj.