Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga zjarri makina në ecje në Lushnjë, shoferi del në kohë


Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Pushimi i shoferit’

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, pasi shoferi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.