Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel: A duhet të rikthehet Basha në krye të PD-së? Sondazhi: 75% e qytetarëve janë kundër


Rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike duket çështje ditësh, teksa 29 korriku ku do mbahen zgjedhjet brenda partisë së përçarë po afron.

Zgjedhjet brenda forcës së djathtë politike, të cilat pritet të mbahen pas tre javësh, Basha duket i bindur për fitoren në “xhep” përballë kandidatit Gjergji Hani, të paktën këtë synon ai me rikthimin aktiv në partinë e vulës.

Por çfarë mendojnë demokratët dhe shqiptarët për rikthimin e rij pas një shkëputje të gjatë dhe humbjes së thellë të kësaj partie në zgjedhjet vendore. Në një sondazh të kryer në faqen WEB të Top Channel, 75.17% e qytetarëve mendojnë se Lulzim Basha nuk duhet të rikthehet në Partinë Demokratike. Vetëm 24.83% e qytetarëve janë pro rikthimit të ish kreut të kësaj partie.

 

 

Që prej 24 qershorit, Lulzim Basha dhe i vetmi kandidat përballë tij, Gjergji Hani nisën fushatën për të bindur demokratët për t’i besuar drejtimin e partisë. Fushata do të zgjasë deri më 27 korrik, sikurse vendosi mes debateve kryesia e PD-së. Zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri të PD, mund të rikthejnë Lulzim Bashën aty ku e la më 21 mars të 2022 kur dha dorëheqjen.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel