Vendosni fjalën kyçe....

Milan dhe Chelsea arrijnë marrëveshje për transferimin e Loftus-Cheek


Milani dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Ruben Loftus-Cheek.

Mesfushori anglez do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me “Rossoneri”, njofton gazetari sportiv David Ornstein.

Futbollisti shtatlartë do t’ju bashkohet Kuqezinjve në ditët në vazhdim, ndërsa do të mundohet ta japë kontributin e tij në arritjen e objektivave.

Për 27 vjeçarin, Milani do t’i shpenzojë 17,5 milionë euro.

Milani është duke bërë ndryshime në ekip, ndërsa krahas Loftus-Cheek priten edhe përforcime të reja në San Siro, por edhe largime të tjera eventuale.