Vendosni fjalën kyçe....

Kovaçiç zyrtarizohet te Man.City


Manchester City ka kompletuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea.

Kampionët në fuqi të Anglisë njoftuan zyrtarisht këtë të martë për transferimin e kroatit.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kovacic te Manchester City do të ketë fanellën me numrin 8.

Transferimi i Mateo Kovacic të “Qytetarët” është kompletuar për 30 milionë funte në total.