Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohen dy automjete në aksin Korçë-Bilisht, humb jetën një person


Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Neviçisht, ku janë përfshirë dy automjete, një makinë dhe një kamionçinë.

Mësohet se një prej të aksidentuarve ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ende nuk dihet identiteti i tij dhe sa shkaqet e aksidentit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.