Vendosni fjalën kyçe....

Senatorja australiane urdhërohet të mbulojë bluzën e ‘papërshtatshme’ (Video)


Senatorja australiane Lidia Thorpe u udhëzua të mbulonte bluzën e saj ‘të papërshtatshme’ gjatë një debati të ashpër mbi të drejtat e indigjenëve në Parlament.

Shkëmbimi u zhvillua të hënën kur dhoma e lartë po votonte për krijimin e Zërit Indigjen në Parlament, një organ këshillimor federal i përbërë nga përfaqësues të komuniteteve aborigjene.

Thorpe mbajti një fjalim plot pasion, duke thënë se propozimi ishte i barabartë me ‘zbutjen e fajit të bardhë’ dhe duke argumentuar se njerëzit indigjenë duhet të kenë vende në Parlament. Ajo kishte veshur një bluzë gri me fjalën zhargon ‘gammin’ të stampuar me germa të mëdha të bardha.

Presidentja e Senatit Sue Lines tha se veshja ishte e papranueshme.

“Unë ju ftoj të shkoni dhe të vendosni një xhaketë mbi bluzën tuaj. Sloganet nuk lejohen në dhomë”, i tha Lines-Thorpe.

Thorpe u pajtua, duke veshur një xhaketë të zezë.

“Gammin, siç e dimë, është fjala për i rremë, i shtirur, tallje”, tha ajo nga foltorja e Senatit.

Projektligji i Zërit Indigjen u miratua përfundimisht nga dhoma. Propozimi do hidhet për referendum diku më vonë këtë vit.

Kryeministri Anthony Albanese u bëri thirrje votuesve të mbështesin masën, duke thënë se ajo do sillte ‘një Australi më të fortë, më të drejtë, më të pajtuar dhe më të bashkuar’.