Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e dendura të shiut dëmtojnë dy ura në Mallakastër, bllokohen banorët në disa fshatra


Reshjet me intensitet te larte te ditës së djeshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bashkinë e Mallakastrës. Shirat e dendur kane dëmtuar urat në fshatin Metoh, dy prej tre nga të cilat përgjatë degëzimit të lumit Gjanicë në Mallakastër duke bllokuar lëvizjen e banoreve të zonës e duke izoluar të gjithë këtë territor.

Kjo rrugë dhe urat lidhin Mallakastrën me fshatin Sinjë të Beratit ndërsa është një aks i përdorur gjerësisht nga banoret. Urat janë ndërtuar rreth 4 vite me pare por sipas banoreve, cilësia e dobët e punimeve ka sjell edhe dëmtimin e këmbëve të urës.

Kreu i bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj është shprehur se shirat kanë qenë me intensitet të pazakontë për këtë stine ndërkohë që grupet e punës janë në terren për te riparuar dëmet dhe për të normalizuar situatën.