Vendosni fjalën kyçe....

Inceneratori i Fierit/ SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 7 për Alqi Bllakon e 12 për Klodian Zoton


10 vite burg ka kërkuar SPAK për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka lidhur me gjyqin për inceneratorin e Fierit.

Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar prokuroria ka kërkuar përfundimisht 6 vite e 8 muaj burg për Kokën.

7 vite burg ka kërkuar prokuroria për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, me gjykim të shkurtuar ka shkuar në 4 vite e 8 muaj.

Ndërsa për Klodian Zoton janë kërkuar 12 vite burg po për shkak të gjykimit të shkurtuar janë kërkuar 8 vite burg.

Pellumb Abeshi 4 vjet

Florian Muçaj 3 vjet

Azem Shatëri 3 vjet

Erjon Murataj 4 vjet

Sabina Cenameri 4 vjet, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur

Loran Dusha 8 vjet

Arjola Kodra 3 vjet

Arbër Denizi 7 vjet

Juri Imeraj 7 vjet

Regan Merdani 4 vjet

Gentian Zifla 4 vjet