Vendosni fjalën kyçe....

Policia asgjëson 108 bimë kanabis në Krujë


Policia ka asgjësuar 108 bimë të gjetura në një parcelë në fshatin Shqezë të Krujës.

Nga operacioni policor nuk ka ka pasur asnjë person të ndaluar për kultivimin e lëndës narkotike.

Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 13-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Shqezë, Krujë, u gjetën të kultivuara në tokë, 108 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”-njofton policia.