Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan pas rizgjedhjes: ‘Shekulli i Turqisë’, do sigurohemi që brezat e ardhshëm të jetojnë të begatë


Ndërsa Turqia përgatitet të festojë njëqindvjetorin e saj më 29 tetor, presidenti Erdogan tha të mërkurën se vizioni ‘Shekulli i Turqisë’ i vendit është një ‘udhërrëfyes gjithëpërfshirës’.

“Ndërsa lëmë pas shekullin e parë të republikës sonë, ne po lundrojmë drejt horizonteve të reja. Ne duam ta bëjmë këtë përvjetor të rëndësishëm pikënisjen e një vizioni krejt të ri që do shënojë shekullin tonë të ardhshëm.

Ky quhet ‘Shekulli i Turqisë’ tha Erdogan, i sapozgjedhur dhe që së shpejti do bëjë betimin e tij në detyrë për një mandat tjetër si president.

“Shekulli i Turqisë është një udhërrëfyes gjithëpërfshirës që do ta çojë vendin tonë mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore,” tha Erdogan në një ngjarje për shënimin e 161-vjetorit të Gjykatës Turke në kryeqytetin Ankara.

Erdogan tha se nuk do pushojë derisa Turqia të arrijë qëllimet e saj dhe pa ia lënë vendin brezave të ardhshëm duke u siguruar që ata të mund të jetojnë të lumtur dhe të begatë.

“Për këtë është shumë e rëndësishme që të vendoset një bashkëpunim harmonik mes ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit dhe organeve të shtetit”, shtoi ai.

Erdogan ka theksuar efikasitetin e sistemit presidencial të qeverisjes, i miratuar në Turqi në vitin 2017, për të bërë që qeveria të funksionojë pa probleme.

Vitin e kaluar, Erdogan zbuloi vizionin e tij ‘Shekulli i Turqisë’, që përfshin një sërë programesh, projektesh dhe objektivash ndërsa vendi përgatitet të shënojë 100 vjetorin e tij këtë vjeshtë.