Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, makina del nga rruga, 3 persona të plagosur


Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, pasi makina ka përfunduar në humnerë pas një kthese të frikshme.

Burime bëjnë me dije se personi i lënduar më rëndë, është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka dëmtime në kokë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.