Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi i përgjigjet akuzave të Berishës: Proces edhe më i mirë se ai i 2021-shit


Në një dalje për mediat, Komisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje rreth ecurisë së procesit të numërimit të votave dhe shpalljen e rezultateve në shumë bashki.

Celibashi tha se në një KZAZ në Malësinë e Madhe nisi procesi i votimit më vonë se sa zakonisht.

Po ashtu ai tha se në disa KZAZ ka pasur pezullim të punës në disa prej KZAZ-ve të vendit, për shkak të lodhjes së numëruesve. Mes të tjerash Celibashi tha se sipas ligjit duhet që deri në orën 22:00 të ditës së sotme të dalin rezultatet.

Duke iu përgjigjur akuzës së Berishës, që e cilësoi procesin një farsë elektorale, Celibashi tha se; “Në vlerësimin tim, procesi i numërimit të votave është duke shkuar shumë mirë. Pse jo dhe më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021. Kemi thuajse aspak incidente të raportuara, vetëm një rast në Kavajë.”