Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ndalimi i Fredit Belerit sprovë e madhe për drejtësinë, askush të mos nxitohet në konkluzione politike


Sprovë të madhe për drejtësinë e ka quajtur kryeministri Rama arrestimin e Fredi Belerit mesnatën e mbrëmshme.

Ai shkruan se shkelja e ligjit nga ana e Belerit duhet të jetë e provuar  dhe  ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

Kryeministri shkruan gjithashtu se bejeta në zgjedhjet vendore me Belerin nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë ndërsa bën thirrje për mosnxitim në përfundime politike e pritje të provave të drejtësisë.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.” – shkruan Rama.