Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Tabakëve në Tiranë


Gjendet një trup i dekompozuar afër Urës së Tabakëve.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:55 në një grumbull shkurresh.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një endacak.

Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.