Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i News 24 dëbohet nga takimi i PS-së në Bulqizë, truproja e Ballukut tenton ta godasë


Gazetari i News 24 Enver Doçi, është dëbuar nga një takim elektoral i Partisë Socialiste në Bulqizë ku merrte pjesë edhe zëvendëskryeministrja Balluku.

Në një lidhje me News 24, Doçi shprehet se truproja e Ballukut ka tentuar ta qëllojë atë, kur gazetari ka dashur të hyjë brenda në aktivitet.

Doçi thotë se nuk kishte asnjë identifikim gazetari me vete, por donte ta ndiqte aktivitetin elektoral si qytetar i qarkut Dibër.

 “Gazetari: Unë thash do futem brenda. Truproja më pyeti i cilës parti je ti? Unë kam rëndësi që jam banor i qarkut Dibër, por partia nuk ka rëndësi se vota nuk tregohet. Në këtë moment ai tentoi të më qëllonte. Unë isha pa logo, as pa kartën e gazetarit, as pa mikrofon, as kamerë, thjesht si banor i qarkut Dibër doja të futesha brenda në takimin elektoral.  

Pyetje: Trupoja tentoi t’ju qëllonte?

Gazetari: Tentova dhe unë të futesh brenda. Dhe nuk më lejoi. Në ato momente ndeza celularin dhe regjistrova gjithë bisedën. Ai e kuptoi që ndeza celularin dhe nuk fliste, bënte vetëm me shenja.”