Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi trajnim me vëzhguesit dhe komisionarët: Gardianët e votës së lirë, do mbrojnë votat


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ishte pjesë e një trajnimi me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit në Tiranë.

Kryemadhi ka ndarë pamje nga takimi dhe është shprehur se ata do të jenë gardianët e votës së lirë.

Ajo shton se ata do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë.

“Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë.

Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit”-shkruan Kryemadhi.