Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj pas daljes nga SPAK-u: Berisha t’i vërtetojë në gjykatë historitë me iranianë, më 19 maj do sillet me detyrim në seancë


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj tha pas daljes nga SPAK-u, ku ishte për të kallëzuar për shpifje ish-kryeministrin Berisha, se deklaratat e ti do duhet t’i provojë në gjykatë.

Ai theksoi se Berisha e akuzon prej kohësh për lidhje me Iranin duke i bërë thirrje që të vijë në gjykatë e vërtetojë historitë e tij.

Veliaj tha gjithashtu se nëse Berisha nuk vjen vullnetarisht në seancë, më 19 maj do shoqërohet me forcë.

“I kemi fituar të gjitha gjyqet dhe akuzat për shpifje. Sot isha unë nismëtari i një akuze për Sali Berishën. Ekziston një shprehje hapi rrugë budallait, unë nuk e besoj. Këto historitë me iranianë Sali Berisha duhet t’i provojë në Gjykatë. Ka kaq kohë që më fton në gjykatë, sot ishte momenti për t’u përballur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë. Nuk besoj se është i roitur është njeri i ligë. Sot Gjykata vendosi që më 19 maj Sali Berisha do shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në Gjykatë. Një frikacak dhe një burracak të tillë Shqipëria nuk e ka parë kurrë. E kemi sqaruar prokurorinë, s’kemi pasur asnjë kontakt. Nuk tremben për t’u përballur në gjykatë. Mënyra më e mirë për të bërë politikë, është përballja.” – tha Veliaj.