Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Babëzia i ka vënë syrin varrezave të Dëshmorëve të Kombit për të bërë kompleks


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi në “Çim Peka Live”, në Syri Tv se po tentohet spostimi i “Varrezave të Dëshmorëve të Kombit”, për të ndërtuar kompleks me pallate dhe rezidenca.

“Po të lihen këta, jo vetëm Pallatin e Brigadave do ta kafshojnë, kishin një plan, më dërgonin një sekser që po doli ky plani ti ke ndonjë problem për Pallatin e Brigadave? Sikur ta hapim kështu, ta shikojmë…Këtë punë bëjnë këta. Po ta dinë edhe veteranët që këta i kanë vënë syrin edhe Varrezave të Dëshmorëve për t’i spostuar për të ndërtuar një kompleks. Këta nuk ndalen në babëzinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre. Edhe këtë plan e kanë. Duhet të ndalojmë shkatërrimin e Tiranës, të Durrësit, të Beratit. Në qendër të Beratit një beton i tmerrshëm“, u shpreh Meta.