Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti i trefishtë në Tiranë, arrestohet pas kallëzimit të 22-vjeçares i riu


Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit të një 22-vjeçareje, se i kishte marrë celularin dhe se e shantazhonte për motive të dobëta.

Sipas policisë, i riu duke lëvizur me mjetin e tij ‘Porsche’ ka përplasur dy mjete e një motoçikletë.

Ai u shfaq dje në një video në rrjetet sociale duke ndjekur një mjet ‘BMW’ duke u përpjekur t’i zërë rrugën. ‘BMW’ në përpjekje për t’u shmangur është përplasur me një mjet ‘Benz’ që ndodhej para.

Më pas ‘BMW’ në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një motoçikletë.